Super Edon Zhegrova, shënon gol të bukur ndaj Rennes - NACIONALE

Super Edon Zhegrova, shënon gol të bukur ndaj Rennes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar një gol të bukur ndaj Rennes.

Anësori këmbëshpejtë realizoi nga afërsia pas një aksioni fantastik të skuadrës mysafire.

Ishte Angel Gomes që dhuroi një asistim fantastik për kosovarin, i cili e dërgoi lehtësisht topin brenda rrjetës (59').

Vlen të ceket se Zhegrova zhvilloi paraqitje të mirë edhe në pjesën e parë, duke bërë disa driblime të shkëlqyeshme në ndërtimin e aksioneve, që fatkeqësisht nuk u finalizuan.

Lajme të ngjashme