Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve do të mësohen sot, ku në ndeshjet e kthimit takohen Barcelona me Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund me Atletico Madrid.

Ndeshjet e para u zhvilluan një javë më parë, aty ku dy skuadrat spanjolle triumfuan.

Barcelona bëri paraqitje fantastike në Parkun e Princave në Paris, ku kundër të gjitha pritshmërive fituan me rezultat 3:2, ndërsa tani para publikut të saj janë favorit për të kaluar në gjysmëfinale.

Raphinha me dy gola dhe Christensen me një tjetër shënuan në atë fitore të madhe, teksa te PSG dy golat erdhën nga Dembele dhe Vitinha.

Përballja e sotme zhvillohet në Stadiumin Olimpik, me Barcelonën vendase, ku do të mundohen ta ruajnë rezultatin nga ndeshja e parë.

Në anën tjetër, Atletico Madrid udhëton në Gjermani, për t'u përballur me Borussia Dortmund.

Të udhëhequrit e Diego Simeones në Metropolitana ishin duke fituar 2:0 deri në 10 minutat e fundit të takimit me golat e De Paul e Linos, por Sebastian Haller shënoi për 2:1 në minutën e 81-të, për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen sot në Signal Iduna Park.

Çdo rezultat përveç humbjes, do të ishte në favor të skuadrës nga kryeqyteti spanjoll, të cilët janë të njohur për aplikimin e lojës tejet defansive, që shumë herë kanë ditur të shkaktojnë probleme te skuadra shumë më të mëdha.

Të dy përballjet e sotme, që na japin gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme