Atletico Madrid mposht me mund Dortmundin - NACIONALE

Atletico Madrid mposht me mund Dortmundin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Borussia Dortmundit, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1, që lënë gjithçka të hapur për përballjen kthyese që zhvillohet gjashtë ditë më vonë.

Atletico e nisi për mrekulli, me Rodrigo de Paul që përfitoi nga një gabim amator i mbrojtësve për t’i dhënë epërsinë (4’).

Vendasit ishin shumë herë më të mirë duke dominuar në të gjitha aspektet dhe dyfishuan epërsinë përmes Samuel Lino, që realizoi në mënyrë precize pas asistimit të Antoine Griezmann (32’).

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me Atleticon që u kthye në mbrojtje duke ruajtur rezultat e Dortmund tentonte me disa kundërzbritje të shpejta.

Dortmund e gjeti rrjetën përmes Sebastian haller, i cili përfitoi nga një top i kthyer për ta mbajtur skuadrën e tij ende në garë për kualifikim (81’).

Dortmund kishte edhe një tjetër rast përmes Byone-Gittens, por këtë herë traversa e shpëtoi Atleticon.

Kësisoj, gjithçka do të vuloset të martën mbrëma se cila skuadër do të avancojë tutje.

Lajme të ngjashme