PDK-ja e dorëzon në Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Ky rast në gjykatë është dorëzuar nga deputetët Përparim Gurda dhe Arian Tahiri si dhe nga avokati Faton Fetahu.
Kjo parti ka vlerësuar se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët.
Në këtë mënyrë, sipas PDK-së, Qeveria e re është zgjedhur nga një Kuvend, i cili ende nuk është konstituuar.