Barcelona bën hapin pozitiv drejt gjysmëfinales, e mposht PSG-në midis “Parkut të Princave” - NACIONALE

Barcelona bën hapin pozitiv drejt gjysmëfinales, e mposht PSG-në midis “Parkut të Princave”

2 javë më parë

nga NACIONALE

Edhe pse s’ishte favorit, Barcelona e ka nisur me fitore çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur në udhëtim Paris Saint-Germain.

Katalunasit triumfuan me rikthim nga 2:1 në 2:3, sfidë që ishte dramatike nga minuta e parë.

PSG e nisi më mirë duke mbajtur posedimin e krijuar disa aksione që s’arritën t’i finalizonin.

Megjithatë, ishte Barcelona që kaloi në epërsi. Harkimi i Lamine Yamal u devijua nga Donnarumma dhe përfundoi në këmbët e Raphinhas, i cili e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (37’).

Mirëpo, PSG tregoi fytyrë tjetër në minutat e parë të pjesës së dytë. Fillimisht Ousmane Dembele realizoi një eurogol për ta barazuar rezultatin (48’).

Ndërsa, tre minuta më vonë pas një aksioni të bukur Vitinha e kaloi PSG-në në epërsi pas asistimit të Fabian Ruizit (51’).

Sidoqoftë, Barcelona s’u dorëzua me zëvendësimet e Xavit që dolën të jenë kyçi për këtë fitore. Fillimisht Pedri asistoi për mrekulli te Raphinha, i cili me një vollej fantastike e barazoi rezultatin (62’).

Ndërsa, heroi ishte zëvendësuesi tjetër Andreas Christensen që shënoi me kokë pas harkimit të Gundoganit (77’).

Mirëpo, gjithçka mbetet e hapur për përballjen kthyese që zhvillohet pas gjashtë ditëve në Spanjë.

Lajme të ngjashme