S’ndalen klubet saudite, Mahrez merr ofertën të majme 100 milionë euro
Al Ahli është i gatshëm t’ia ofrojë Riyad Mahrezit një kontratë të majme 100 milionë eurove me bonuse në vit, për t’u larguar nga Manchester City.
Një delegacion i udhëhequr nga presidenti i klubit të Arabisë Saudite, Waleed Muaath, ishte në Londrën këtë javë për të biseduar me disa lojtarë, përfshirë Mahrezin.
Mahrezi i bëri 22 paraqitje si titullar në Premierligë gjatë sezonit 2022/23, por e kaloi shumicën e pjesës së dytë të sezonit në stol në Ligën e Kampionëve.
Hera e fundit kur luajti titullar në Ligën e Kampionëve ishte më 22 shkurt kundër RB Leipzig
Al Ahli shpreson se do të jetë në gjendje ta bindë algjerianin të shkojë në Lindjen e Mesme.

Karim Benzema nënshkroi me Al Ittihad të hënën, duke iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Saudi Pro League, derisa N’Golo Kante pritet të bëhet lojtar i radhës i profilit të lartë që do të luajë në këtë ligë.
Burime të ESPN thonë se Al Ahli do t’i ofrojë Mahrezit pagë 50 milionë euro plus 50 milionë të tjera bonuse në një marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për një vit tjetër.
Besohet se Mahrez është i hapur për të shkuar në Arabinë Saudite, por nuk është e qartë nëse City do ta lejojë të largohet në këtë sezon dhe nëse po, cili do të ishte çmimi që do ta kërkonte për të.