S’kanë të ndalur telashet për Llapin, Ferizaj i shkakton disfatën e tretë radhazi – fitojnë Dukagjini dhe Trepça ‘89 - NACIONALE

S’kanë të ndalur telashet për Llapin, Ferizaj i shkakton disfatën e tretë radhazi – fitojnë Dukagjini dhe Trepça ‘89

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë duke u mposhtur nga Ferizaj, derisa fitore shënuan edhe Dukagjini dhe Trepça '89 kundër Malishevës, respektivisht Drenicës.

Ndeshja më interesante ishte mes Ferizajt dhe Llapit, ku vendasit triumfuan me përmbysje nga 0:1 në 2:1.

Pas vetëm 11 minutave lojë, Llapi kaloi në epërsi përmes sulmuesit Gerhard Progni pas një asistimi të Arbër Bytyqit (11').

Pas kësaj, ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me Ferizaj që arriti ta barazojë rezultatin në kohën shtesë me anë të Edon Sadriut (45+1').

Ferizaj ishte më e mirë edhe gjatë pjesës së dytë duke përmbysur Llapin pas një tjetër goli të bukur të Sadriut, që këtë herë u asistua nga Betim Haxhimusa (58').

Pas këtij goli, Ferizaj arriti të mbrohet më së miri për t'i arkëtuar pikët e plota që tani ngrihët në pozitën e parafundit me 24 pikë, derisa Llapi bie në vendin e gjashtë me 29 sosh.

Në anën tjetër, Trepça '89 fitoi me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj Drenicës, me Bledar Devollin që shijoi humbjen e parë që kur mori stolin e "Kuq e Zinjve".

Armando Lopes da Silva pas vetëm shtatë minutave lojë kaloi Drenicën në epërsi pas një aksioni tejet të shpejtë.

Pas kësaj skuadra mitrovicase arriti të këndellet duke barazuar rezultatin pas autogolit të Shkëlzen Lushtakut (32').

Mysafirët e përmbysen rezultatin me anë të Rilind Nimanit, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ishte Namani që me një supergol nga gjuajta e lirë e la të shtangur portierin vendas për t'i dhënë fitoren Trepçës '98.

Me këtë fitore, Trepça '89 ngrihët në pozitën e shtatë me 26 pikë, derisa Drenica bie në pozitën e fundit me 23 sosh.

Kurse, Dukagjini ka fituar sfidën e vështirë dhe tejet të rëndësishme ndaj Malishevës me rezultat 1:2.

Dukagjini kaloi në epërsi përmes Khomutov që u asistua nga Marclei Santos (44'). Malisheva arriti ta barazojë rezultatin falë një gol të bukur të Faruk Bihoracin (50').

Sidoqoftë, 15 minuta më vonë Santos dhe Koumotov bashkëpunuan sërish për t'i sjellë fitoren mysafirëve. Këtë herë ishte Koumutov që harkoi me Santos që shënoi me kokë (65').

Me këtë fitore, Dukagjini vazhdon të renditët në pozitën e pestë me 29 pikë, derisa Malisheva bie në pozitën e tetë me 25 sosh.

Lajme të ngjashme