SKANDALOZE: FFK i poshtëron yjet e Kombëtares së Kosovës, publikon kërkimfaljen e Zhegrovës, Muricit e Muslijës
FFK ka bërë një veprim skandaloz duke publikuar letrën ku futbollistët Edon Zhegrova, Arijanet Muric e Florent Muslija kërkojnë falje për veprimet e tyre në grumbullimin e fundit, një veprim ky vetëm për t'i poshtëruar ata.
Franco Foda publikoi listën për ndeshjet e muajit tetor, ku tre yjet janë përfshirë në grumbullim, por krahas listës, FFK ka publikuar letrën në fjalë.
Në letër thuhet:
"Të nderuar: Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës
Po u drejtohemi me këtë letër për t'u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar!
Për këtë ne duam t'i kërkojmë falje, Trajnerit, bashkëlojtarëve, Federatës dhe tifozëve.
Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmën."

Kujtojmë se tre yjet e Kombëtares u përjashtuan nga grumbullimi i muajit shtator, pasi siç u tha se nuk respektuan rregullat e kampit, duke dalë jashtë, e për mos t'u kthyer në kohë.
Ky veprim shkaktoi bujë të madhe, duke hedhur shumë dyshime te krerët e FFK-së, ku dukej se vendimi nuk ishte marrë nga trajneri Foda ashtu siç duhet, por nga Agim Ademi, e një gjë të tillë e tha edhe Edon Zhegrova në një konferencë për shtyp për skuadrën e tij, Lille.
Ky veprim i FFK-së duke publikuar këtë letër, është një poshtërim ndaj yjeve të Kosovës, diçka që fare lehtë mund të mos ishte publikuar, ndonëse nuk dihet nëse këtë e kanë shkruar vetë ata.