Shumë lojtarë të Marokut zgjodhën atdheun para vendeve evropiane, sot shkruan historinë e Kupës së Botës
Kombëtarja e Marokut është sensacion i këtij Botërori, pasi tani me fitoren ndaj Portugalisë, ka arritur në gjysmëfinale. Lojtarët e tyre po konsiderohen heronj, pasi shumë prej tyre janë emigrant dhe kanë pasur mundësinë e përfaqësimit të fuqive evropiane, por ata zgjodhën atdheun para se të gjithash.
Achraf Hakimi, Sofyan Amrabat e Hakim Ziyech janë vetëm disa nga yjet që në gjeneratat e reja ishin pjesë e vendeve që i rritën e i strehuan, por kur erdhi momenti për skuadrën e parë ata zgjodhën atdheun e tyre. Një atdhetarizëm i pashoq, të cilën Kosova e vuan mjaft shumë.

Profesori i Universitetit Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe thotë: “Marokenët e vlerësojnë faktin që shumë nga këta futbollistë kishin mundësinë të luanin për ekipet kombëtare evropiane, por zgjodhën të luanin për vendet e tyre të origjinës”
'Moroccans appreciate the fact that many of these footballers had the option to play for European national teams but opted to play for their countries of origin instead'
— Mina Rzouki (@Minarzouki) December 10, 2022
- Mohamed Ben Moussa, professor, University of Sharjah
Sipas Le Monde, 15 futbollistë të kombëtares marokene kanë pasaportë të dyfishtë (17 sipas Arab Press). Disa zgjodhën ta ndryshonin sepse nuk u ndjenë marokenë, ndërsa të tjerë nuk menduan asnjë mundësi tjetër përveç Marokut.

Kombëtarja e Kosovës është një nga më të prekurat në këtë aspekt, pasi shumë yje, përfshirë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Valon Behramin, nuk ishin asnjëherë të gatshëm të vinin të luanin për atdheun e tyre, para vendeve që i rritën dhe i aftësuan për futboll.

Kjo po vazhdon tani edhe me futbollistë të gjeneratave të reja, të cilët me raste kanë zgjedhur shtete tjera për të përfaqësuar, si Andi Zeqiri e Ardon Jashari së fundmi.
Për shumë kë, nëse Kosova do të kishte këta lojtarë në radhët e saj, shanset për të arritur deri në një Kupë Evropiane apo Botërore do të ishin të mëdha, duke marrë parasysh talentin që do të ishte në Kombëtare.
Një tjetër kombëtare që vuan për këtë është edhe Algjeria, që konsiderohet si një nga shtetet me futbollistët më të talentuar në botë. Kujtojmë që legjenda Zinedine Zidane, Karim Benzema e Kylian Mbappe, janë vetëm disa që kanë prejardhje algjeriane, që me ta dhe futbollistë tjerë që kanë në radhët e tyre do të ishin arrë e fortë për secilën kombëtare.

