“Shpërthen” Mascherano pas humbjes nga Maroku: Cirku më i madh që kam parë ndonjëherë - NACIONALE

“Shpërthen” Mascherano pas humbjes nga Maroku: Cirku më i madh që kam parë ndonjëherë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Argjentinës për Lojërat Olimpike Javier Mascherano ka shpërthyer në deklaratë pas humbjes nga Maroku.

Argjentina e barazoi rezultatin ndaj Marokut në minutën 90+6’, megjithatë dy orë pasi të gjithë menduan se loja kishte përfunduar, VAR-i vlerësoi se goli i argjentinasve ishte në pozitë jashtë loje, duke i kthyer lojtarët në fushë për t’i zhvilluar edhe tre minuta të kohës shtesë.

Mascherano që po drejton Argjentinën është “çmendur” pas ndeshjes, duke deklaruar se ky ishte cirku më i madh që ka parë ndonjëherë.

Është cirku më i madh që kam parë në jetën time”, ishte deklarata e shkurtër, por e qartë e teknikut argjentinas.

Pasi ndeshja “rinisi” lojtarët e Argjentinës luajtën me plot agresivitet, por që assesi s’ia dolën që në ato minuta ta barazonin prapë rezultatin.

Kësisoj, Maroku mbledh tre pikë në grupin B, derisa Argjentina tani zë vendin e fundit pa pikë.

Lajme të ngjashme