Shkëlqen Ronaldo në fitoren e thellë të Portugalisë ndaj Polonisë, Zvicra ndalet me barazim nga Serbia
Portugalia ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5:1 ndaj Polonisë, ku ka shkëlqyer Cristiano Ronaldo. Në anën tjetër, Spanja fitoi ndaj Danimarkës 2:1, ndërsa Zvicra u ndal me barazim 1:1 nga Serbia.
Portugalia e dominoi tërësisht takimin, me Ronaldon e Bruno Fernandes të disponuar për lojë.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa në 45 minutat në vazhdim u shënuan gjashtë gola.
Rafael Leao e hapi serinë e golave në minutën e 59-të, për 1:0.
Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 72-të për 2:0, ndërsa tetë minuta më vonë Bruno Fernandes realizoi për 3:0 pas asistimit të Vitinhas.
Ronaldo asistoi në golin për 4:0 kur Pedro Neto shënoi në minutën e 83-të.
39-vjeçari që nuk di për moshën, shënoi golin e dytë personal në minutën e 87-të për 5:0.
Krejt çfarë Polonia bëri në këtë takim ishte goli për 5:1 në minutën e 88-të të shënuar nga Marczuk.
Portugalia kështu shkon në kuotën e 13 pikëve, duke siguruar vendin e parë në grupin A1.
Zvicra në anën tjetër ka barazuar me Serbinë 1:1, ndonëse Helvetikët e dominuan tërërsisht takimin.
Amdouni shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e 78-të, por serbët e barazuan me anë të Terzic dy minuta pa përfunduar takimi.
Zvicra kështu nuk do të arrijë të qëndrojë në Ligën A, pasi qëndron e fundit në grup me vetëm dy pikë në pesë ndeshje.