Shefi i UEFA-s thotë se të gjitha klubet pajtohen për kufizimin e pagave të lojtarëve
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shpreson se rregulloja për kufizimin e pagave të lojtarëve të do të futet shumë shpejt në futbollin evropian dhe thotë se të gjitha klubet pajtohen për këtë.
Ceferin tha se kishte biseduar me Komisionin Evropian për këtë çështje dhe se temë kishte qenë vendosja e një rregulloreje të tillë.
“Befasisht, të gjithë pajtohen”, tha Ceferin.
“Klubet e mëdha, klubet e vogla, klubet në pronësi shtetërore, klubet në pronësi të miliarderëve, të gjithë pajtohen”, shtoi ai.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, foli në mars për mundësinë për kufizimin e pagave dhe kjo temë tani është edhe në radarin e shtëpisë së futbollit evropian.
“Në të ardhmen ne duhet të mendojmë seriozisht për kufizimin e pagave. Nëse buxhetet arrijnë deri në hava, atëherë baraspesha e jonë garuese do të jetë telash”, nënvizoi Ceferin.
“Nuk ka të bëjë me pronarët, por me vlerën e garës, sepse nëse pesë klube fitojnë gjithmonë, atëherë asgjë nuk ka kuptim më. Por duhet të jetë një marrëveshje e kolektive – çdo ligë dhe UEFA. Sepse nëse e bëjmë ne dhe ligat e tjera jo, atëherë nuk ka kuptim. Shpresoj se do të bëhet sa më shpejt”, shtoi ai.
UEFA e ka një rregull në fuqi deri në vitin 2024, sipas të cilit një ekip mund t’i shpenzojë deri në 70% të të hyrave për pagat dhe blerjen e lojtarëve.
