UEFA nis hetimet për llogaritë e Barcelonës - NACIONALE

UEFA nis hetimet për llogaritë e Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

22 skuadra, përfshirë Barcelonën janë duke u hetuar nga UEFA pasi nuk i respektuan rregullat e "Fair-play" financiar gjatë edicionit 2020/21

Sanksionet pritet të ndodhin dhe do të ketë bisedime me 10 klube të mëdha, përfshirë Paris Saint German, Marseille, Inter, Roma, Juventus dhe Barcelona.

Juventus dhe Barcelona do ta kenë edhe më të vështirë, duke marrë parasysh faktin se janë mes të proceseve ligjore kundër UEFA-s së bashku me Real Madridin për çështjen e Superligës Evropiane.

Siç raportohet nga “The Times”, sanksionet për PSG-në dhe Marseillen mund të jenë të natyrës financiare, ndërsa klubet italiane dhe Barcelona mund të vuajnë dënime më të ashpra që mund të çojnë në ndalime të mundshme për të konkurruar ose përfunduar transferimet.

Kontrollimi i ri i sistemit

Ky sezon do të jetë i fundit sipas rregullave ekzistuese të FFP. Nga viti 2023, UEFA do të sjellë një sistem të ri, me klubet të kufizuara për të shpenzuar një përqindje të të ardhurave të tyre për pagat e lojtarëve, transferimet dhe tarifat e agjentëve.

Kufiri do të jetë 90 për qind deri në vitin 2023, 80 për qind deri në vitin 2024 dhe 70 për qind nga 2025. Financat e klubeve do të monitorohen në periudha të ndryshme gjatë vitit, ndërsa ata janë në garat evropiane.

PSG ka shkelur një nga pikat bazë të “Fair-play” Financiar për tre vitet e fundit dhe si e tillë i është dhënë tre vjet nga organi drejtues i futbollit evropian për të korrigjuar situatën dhe për të rikthyer numrat e tij në linjë dhe shpenzimet e tij në lidhje me të ardhurat e saj.

Gazeta franceze “L’Equipe” zbuloi një deficit mbi 30 milionë euro në secilin prej tre viteve të fundit, rrethanë që duhet të ndryshojë menjëherë.

Kurse, mediumi i njohur spanjoll “Marca”, raportoi se skuadra e Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë në rrezik të sanksionimit financiar dhe çfarë mund të jetë më serioze, në aspektin sportiv.

Lajme të ngjashme