Sadio Mane thyen heshtjen, flet për incidentin me Leroy Sanen - NACIONALE

Sadio Mane thyen heshtjen, flet për incidentin me Leroy Sanen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane ka treguar se tani çdo gjë është në rregull me bashkëlojtarin Leroy Sane, të cilin e kishte goditur në fytyrë.

Një incident ndodhi mes dy ish yjeve të Premierligës, ku Mane goditi Sanen në fytyrë pas humbjes 3:0 nga Manchester City, ku pastaj u gjobit me 250 mijë funte dhe u suspendua për një ndeshje.

Duke folur për gazetarët e Senegalit, Mane deklaroi: “Këto gjëra mund të ndodhin. Ndodhi. Ia dolëm ta zgjidhim këtë problem të vogël”.

Ndonjëherë është mirë t’i zgjidhesh problemet por jo në këtë mënyrë. Është lënë prapa tani. Do të luftojmë se bashku për t’i arritur qëllimet e sezonit tjetër”.

Tani jam në pushime me familjen. Ishte sezon i komplikuar. Nuk jam i befasuar, e dija që do të ishte pak i komplikuar. Është normale”.

Më pëlqejnë sfidat dhe Bayern është një sfidë e madhe. Varet nga unë që të përballem me këtë sfidë”.

Sidoqoftë, Mane ka qenë i lidhur me largimin pranë yjeve si Sane, Serge Gnabry, Bounaa Sarr, Alexander Nubel, Marcel Sabitzer dhe Benjamin Pavard.

Mirëpo, senegalezi në fund shtoi: “Më dëshirën e Zotit dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të rikthehem te Bayern Munich”.

Një rikthim në Premierligë është përmendur, derisa kërkohet edhe nga klubi arab Al-Etttifaq.

Lajme të ngjashme