Rusia e gatshme të diskutojë shkëmbimin për Griner, por reziston që ta lirojë atë - NACIONALE

Rusia e gatshme të diskutojë shkëmbimin për Griner, por reziston që ta lirojë atë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rusia është e gatshmetë diskutojë shkëmbimin e të burgosurve të saj me të burgosurit e Amerikës, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Por ai shtoi se do t’i rezistojnë presionit publik dhe nuk do ta lirojnë yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe të tjerët që mbahen në burgjet ruse.

Deklarata e Lavrovit erdhi një ditë pasi Griner u dënua nga gjykata e Khimkit për nëntë vite burg nën akuzat e përdorimit të drogës. Kjo po shihet si një lojë e rusëve me qëllim që të shkëmbehen të burgosurit ndërmjet dy shteteve, ku do ishte i përfshirë edhe trafikanti rus i armëve, Viktor Bout.

Brittney Griner testifies in Russian court in drugs trial

“Ne jemi të gatshëm për të diskutuar për shkëmbimet, por kjo së pari duhet të aprovohet nga presidentët, Putin dhe Biden”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Kamboxhia.

Lavrov shtoi gjithashtu se nuk do të bien preh e presionit mediatik, duke kërkuar se kjo çështje të zgjidhet në mënyrë diskrete.

“Nëse ky rast përdoret për diplomaci publike nga ana e amerikanëve, dhe presioni që po bëjnë përmes mediave, ai është problem i tyre që nuk do të bëjë punë për ne. Amerikanët shpesh dështojnë të respektojnë marrëveshjet të bëra me punë të qetë dhe profesionale.”

Të premten në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ishte me shpresë për të ardhmen e yllit të basketbollit amerikan.

“Ne kemi shpresë, jemi duke punuar fortë për lirimin e saj.”

Griner dhe ekipi i saj në gjykatën që u mor vendimi u përpoqën maksimalisht që të largoheshin nga politika.

“Unë e di që të gjithë vazhdojnë të flasin nën petkun politik dhe për politikën, por shpresoj se kjo çështje do të jetë larg politikes”, tha Griner në deklaratën përmbyllëse në seancën e së enjtes.

Ministri i jashtëm, Lavrov tha se ende nuk ka biseduar me homologun e tij, Antony Blinken, për një shkëmbim të mundshëm, pasi që edhe ky i fundit po merrte pjesë në konferencën e mbajtur në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të komentojë mbi shkëmbimin e mundshëm për trafikantin e armëve.

“Këto shkëmbime nuk do të kryhen asnjëherë nëse diskutimet vazhdojnë në media, diskutimet duhet të bëhen në negociata.”

Shokët e skuadrës së Griner, Phoenix Mercury, ishin në lot teksa e shihnin bashkëlojtaren e tyre duke iu shqiptuar dënimi.

Më pas ato u nisen për ndeshjen kundër Connecticut Sun, por përpara saj qëndruan së bashku me drejtuesit krah për krah për 42 sekonda. Numri 42 si simbolikë e numrit që bartë Griner.

Lajme të ngjashme