Rrahmani: Me Kim shkëmbej gjeste në japonisht - titulli çdoherë më i mundur - NACIONALE

Rrahmani: Me Kim shkëmbej gjeste në japonisht - titulli çdoherë më i mundur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë sot, në fitoren që Napoli e arriti 3:0 në udhëtim kundër Spezias. Mbrojtësi kosovar në fund të ndeshjes dha një prononcim, ku foli edhe për titull.

Ndeshja e radhës, shkëlqimi tjetër. Rrahmani për asnjë moment nuk gaboi ndonjë gjë në ndeshjen kundër Spezias, që Napoli e fitoi pa vështirësi të madhe, duke triumfuar 3:0 si mysafir.

Për transmetuesin zyrtar të Serie A në Itali, “DAZN”, ai u prononcua për rrjedhën e ndeshjes së sotme dhe temës më të përfolur në Napoli, gjegjësisht fitimi i titullit kampionat.

“Rruga drejt titullit është akoma shumë e gjatë. Jemi në dijeni për këtë gjë. Ka ende shumë pikë për t’u fituar siç thotë edhe trajneri. Mund të bëjnë paraqitje të mira edhe të tjerët, por nëse vijojmë të paraqitemi mirë dhe të hyjmë në fushë me mentalitetin e duhur – atëherë do të jetë shumë e lehtë”, tha ai.

Tandemi mbrojtës i Napolit është në një momentum shumë të mirë për nga rendimenti që tregon. Binomi Rrahmani – Kim po ofrojnë sigurinë e nevojshme. Mbrojtësi kosovar pati fjalë të mira për bashkëlojtarin koreanojugor.

“Me Kim tani po flasim edhe në japonisht. Shkëmbejmë gjeste, si simboli i zemrës”, komentoi shkurtimisht duke qeshur.

“Bëj shaka. Flasim anglisht”, saktësoi ai.

Ndërkaq sa i përket dallimeve mes Koulibaly dhe Kim, Rrahmani përgjigjën e tij: “Të dytë janë shumë të fortë. Mirëpo, kur skuadra nuk paraqitet mirë, çdokush zhduket. Për fat të mirë gjërat po shkojnë mirë në rastin e skuadrës sonë dhe kjo e bën çdo gjë më të lehtë.”

Ambientin e Napolit e komentoi si shumë kërkues: “Është ambient i bukur, por në të njëjtën kohë edhe i vështirë. Njerëzit presin gjithmonë fitore. Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Mund të ndodhë që të lëshosh ndonjë pikë.”

Lajme të ngjashme