Napoli nënshtron Spezian, "blindon" kreun e Seria A - NACIONALE

Napoli nënshtron Spezian, "blindon" kreun e Seria A

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Spezia, në kuadër të xhiros së 21-të në Seria A.

"Napolitanët" triumfuan me rezultat 0:3 për t'i arkëtuar pikët e plota dhe për të ikur plus 16-të në kreun e tabelës.

Napoli nisi për mrekulli të rrezikojë duke krijuar disa aksione të bukura, mirëpo u mungoi konkretizimi.

Ishte sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia që kaloi Napolin në epërsi duke realizuar nga pika e bardhë pasi Arkadiusz Reca shkaktoi një penallti me një ndërhyrje brenda zonës (47') - VIDEO.

Dominimi i plotë i Napolit vazhdoi me Victor Osimhen që dyfishoi epërsinë me një gol të bukur me kokë (69') - VIDEO.

Nigeriani nuk u ndal më kaq duke realizuar golin e fitores pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe ishte i pagabueshëm nga afërsia (73') - VIDEO.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje tjetër solide duke qenë ndihmuar ta mbajnë portën e paprekur.

Napoli me këtë fitore po vazhdon fuqishëm drejt titullit, ku tashmë ka arkëtuar plot 56 pikë, që është 16 mbi Interin, skuadër që renditët e dyta. Ndërsa, Spezia renditët në pozitën e 17-të me 18 sosh.

Në xhiron e radhës, Napoli do të jetë nikoqir i Cremoneses, derisa Spezia do të jetë mysafir i Empolit.

Lajme të ngjashme