Ronaldo nuk udhëton në Oslo me skuadrën për ndeshjen miqësore me Atletico Madridin - NACIONALE

Ronaldo nuk udhëton në Oslo me skuadrën për ndeshjen miqësore me Atletico Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent për skuadrën e tij, Manchester United, për ndeshjen miqësore që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, me Atletico Madrid. Në listën e publikuar të Erik ten Hag, sulmuesi portugez nuk figuron askund.

Ronaldo ka qenë i lidhur me një largim nga Old Trafford në këtë afat kalimtar, ku besohet se ai ka lajmëruar skuadrën se dëshiron largimin. Atletico Madrid ka qenë një nga skuadrat që është përfolur më së shumti për eksperiencën e re të portugezit, pavarësisht se presidenti i kësaj skuadre ka insistuar se nuk do të nënshkruajnë me të.

Pse Ronaldo nuk është në listën e publikuar për ndeshjet miqësore?

37-vjeçari e ka bërë të qartë dëshirën për largim dhe këtë dëshiron ta bëjë menjëherë në këtë afat kalimtar, pasi që dëshiron që të luajë në sezonin e ardhshëm sërish në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez mungoi në fazën përgatitore që djajtë e kuq e zhvilluan në Tajlandë, me këta të fundit që kishin liruar futbollin për arsye familjare.

Ish-ylli i Real Madridit u kthye në qendrën stërvitore të Unitedit me menaxherin e tij, Jorge Mendes, këtë javë për të diskutuar për situatën e krijuar.

Djajtë e kuq ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion se pse Ronaldo po vazhdon të mungojë në stërvitjet e skuadërs së Ten Hagut, me këtë të fundit që tha se ende nuk e di kur ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës.

United ka pasur disa herë qëndrim duke thënë se nuk e lejojnë largimin e portugezit në këtë verë, gjithashtu edhe trajneri holandez ka thënë disa herë që ai është i nevojshëm për skuadrën dhe mund të qëndrojë.

“Po, ai mund të qëndrojë. Por të jem i sinqertë futbolli nuk është diçka që mund të flasësh në faza afatgjate, unë kam nënshkruar këtu për tre vite por asnjëherë nuk i dihet sa do të qëndrojë. Ne duhet të fitojmë që nga fillimi, që gjërat të shkojnë mirë”, tha Ten Hag.

Kush do të udhëtojë me Manchester United në ndeshjen ndaj Atletico Madridit?

Teksa Ronaldo nuk është në skuadër, trajneri holandez ka përfshirë lojtarët që kanë nënshkruar në këtë afat kalimtar, për miqësoren ndaj spanjollëve.

Lisandro Martinez, Christian Eriksen dhe Tyrell Malacia do të udhëtojnë me pjesën tjetër të skuadrës në Oslo.

Pjesa tjetër e skuadrës përveç Ronaldos nuk ndryshon, dhe të gjithë janë të gatshëm për të qenë nën urdhrat e Erik ten Hag, por një pjesë qëndron në Angli, pasi që anglezët zhvillojnë menjëherë pas një dite ndeshjen e radhës ndaj Rayo Vallecanos.

Lajme të ngjashme