"Është e pamundur që ai të vijë te Atletico" - presidenti i klubit madrilen i mbyll derën Cristiano Ronaldos - NACIONALE

"Është e pamundur që ai të vijë te Atletico" - presidenti i klubit madrilen i mbyll derën Cristiano Ronaldos

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka hedhur poshtë mundësinë që të nënshkruajnë me yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga "Old Trafford", derisa Atletico është parë si opsioni më i mundur këta muajt e fundit.

Sidoqoftë, presidenti i klubit madrilen e ka hedhur poshtë këtë mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon.

"Nuk e di kush i tregoi këto tregime për Cristiano Ronaldon te Atletico Madrid. Nuk është aspak e vërtetë".

"Është praktikisht e pamundur që ai të vijë te Atletico de Madrid", deklaroi Cerezo për "Partidazo de Cope".

Ronaldo është rikthyer te Manchester United, por dëshira e tij mbetet e njëjtë

Pavarësisht që ditën e hënë, portugezi zbarkoi në Mançester, derisa ditën e martë iu bashkua skuadrës në stërvitje, dëshira e tij mbetet e njëjtë: largimi i menjëhershëm.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj ka kërkuar vazhdimisht nga agjenti Jorge Mendes që t’ia gjejë një skuadër të re.

Deri më tani disa skuadra të mëdha si Chelsea, Bayern Munich, Real Madrid dhe PSG e kanë refuzuar lojtarin.

Kishte raportime edhe për një kalim te Sporting Lisbon, por vetë lojtari i quajti këto si lajme plotësisht të pavërteta.

Ndërkohë, Mendes nuk do të ndalet më kaq ngase siç raportoi gazetari italian Fabrizio Romano shumë shpejtë do të nis sërish bisedimet me klubet e lartpërmendura duke ia ofruar shërbimet e Ronaldos.

Në anën tjetër, trajneri Erik ten Hag do të bisedojë në ditët e ardhshme me Ronaldon me shpresën që t’ia ndryshojë mendjen, pasi ashtu siç ka deklaruar shpesh herë e sheh portugezin si pjesë e projektit për të ardhmen.

Deri më tani, Ronaldo nuk ka folur asnjëherë publikisht dhe mbetet të shihet në ditët në vijim se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Lajme të ngjashme