Ronaldo i lë fajin temperaturave të larta për mospërshtatjen e menjëhershme te Al Nassr
Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, ka thënë se në mospërshtatjen e tij te menjëhershme në Arabinë Saudite kanë ndikuar temperaturat e larta dhe orari i ri i stërvitjeve, për dallim prej Evropës, që nga transferimi i tij në Ligën Pro Saudite.
Sulmuesi portugez iu bashkua Al-Nassr në dhjetor 2022 për të shkruar një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale. Megjithatë, 38-vjeçari fillimisht kishte vështirësi të përshtatej me nxehtësinë ekstreme të Arabisë Saudite që shpesh e sheh të kalojë 40 gradë celsius në verë.

Për të mposhtur vapën, shumica e seancave stërvitore mbahen gjatë mbrëmjes, gjë që është e ndryshme nga mënyra se si klubet evropiane i bëjnë oraret e tyre stërvitore. Ronaldo pranoi se iu desh pak kohë për t'u përshtatur me ndryshimin, por tani është plotësisht i vendosur në mjedisin e tij të ri.
"Dallimi më i madh që kam gjetur në Arabinë Saudite është padyshim nxehtësia dhe përshtatja e orarit për t'u stërvitur më vonë gjatë ditës kur është më ftohtë," tha ai në cilësinë e tij si ambasador i LiveScore. "Por unë me të vërtetë jam mësuar me këtë tani. Tifozët këtu kanë qenë të jashtëzakonshëm për mua, më kanë mirëpritur dhe ata që më ndjekin për të vazhduar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Çdo ligë dhe shtet është i ndryshëm dhe unë jam shumë krenar që kam përjetuar tre liga të ndryshme në Evropë (dhe fitoi tituj në të gjitha).
Duke ndjekur hapat e Ronaldos, ish- kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema dhe N'Golo Kante i Chelseat janë gjithashtu të vendosur të jenë pjesë e Ligës Pro Saudite në sezonin e ardhshëm. Portugezi është i emocionuar për ardhjen e më shumë lojtarëve me cilësi të lartë dhe beson se liga do të zhvillohet jashtëzakonisht gjatë viteve të ardhshme.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
"Nuk më ka befasuar, por më bën vërtet të lumtur të shoh njerëz në mbarë botën duke parë tani Ligën Pro të Arabisë Saudite. Besoj se liga do të vazhdojë të zhvillohet dhe shumë lojtarë të tjerë nga ligat evropiane do të vijnë këtu për të luajtur," ka shtuar ai.
Pas përfundimit të sezonit 2022-23 në Ligën Pro të Arabisë Saudite, Ronaldo do ta zhvendosë fokusin e tij në futbollin ndërkombëtar pasi do të rikthehet me Portugalinë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 17 qershor, në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024.


