Thuajse e kryer, N’Golo Kante do t’i bashkohet Karim Benzemas te Al-Ittihadi - NACIONALE

Thuajse e kryer, N’Golo Kante do t’i bashkohet Karim Benzemas te Al-Ittihadi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante është shumë pranë që të kompletojë marrëveshjen me klubin arab Al-Ittihad.

Delegacioni i skuadrës arabe ishte në Londër të martën mbrëma ku thuhet se i propozuan ofertën në vlerën e 100 milionë eurove për sezon.

32-vjeçari ka mbetur i shtangur me propozimin e Al-Ittihad si dhe projektin afatgjatë, andaj është i hapur ta pranojë këtë ofertë duke u bërë lojtari më i fundit që le Evropën për Arabinë Saudite.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në verë dhe do të bëhet agjent i lirë pavaraësisht që Chelsea ia ka propozuar rinovimin e kontratës deri më 2025.

Kante ka qenë në negociata me klubin londinez por negociatat kanë ngecur që nga muaji mars.

Chelsea dëshiron një skuadër të re dhe është në diskutime me Brightonin për transferimin e mundshëm të Moises Caicedos, që vlerësohet rreth 80 milionë funte.

Arabia Saudite është duke bërë çmos për t’i bindur yjet e Evropës me oferta të çmendura, ku pas Karim Benzemas i duan edhe lojtarët si Lionel Messi, Sergio Busquets, Paul Pogba, Pierre-Emerick Aubameyang, Hugo Lloris si dhe Alexis Sanchez.

Kante iu bashkua “Bluve” në vitin 2016 duke fituar dy tituj radhazi të Premierligës me dy klube të ndryshme, pasi kishte fituar këtë trofe edhe me Leicester Cityn në sezonin 2015/16.

Përpos Kantes, nga Chelsea pritet të largohet edhe mesfushori Mateo Kovacic, që është pranë t’i bashkohet Manchester Cityt.

Lajme të ngjashme