Jo vetëm Benzema, Al-Ittihad ia mësyn edhe N’Golo Kantes
Al-Ittihad tani janë të fokusuar në nënshkrimin me mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante derisa po e përfundojnë marrëveshjen me Karim Benzeman.
Francezi pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin arab, pas konfirmimit se do të largohet nga Real Madridi.
Kante mund t’i bashkohet bashkëkombësit te klubi arab, kështu se paku raporton gazetari Rudi Galetti.
32-vjeçari ka vetëm një vit kontratë në “Stamford Bridge”, derisa ende nuk dihet nëse është pjesë e planeve të trajnerit Mauricio Pochettino.
Bisedimet mes Al-Ittihadit dhe përfaqësuesve së francezit kanë nisur ditë më parë, me synimin që një marrëveshje e tillë të kryhet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Me Cristiano Ronaldon tani te Al Nassr, shumë yje po drejtohen për në Arabinë Saudite. Lionel Messi gjithashtu thuhet se është afër t’i bashkohet Al-Hilalit.
Al-Ittihad janë të menaxhuar nga trajneri Nuno Espirito Santos, i cili e njeh mirë Kanten shkaku që ka drejtuar Wolvesin në Premierligë dhe do të donte të punonte me të.
Kante nënshkroi me Chelsean nga Leicester City në vitin 2016 dhe tani ka 269 paraqitje në fanellën e “Bluve”, ku ka realizuar 13 gola.
Deri më tani, ai veçse ka fituar tituj si Ligën e Kampionëve, Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Evropës.
