Zyrtare: Karim Benzema largohet nga Real Madridi - NACIONALE

Zyrtare: Karim Benzema largohet nga Real Madridi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka konfirmuar largimin e sulmuesit Karim Benzema.

Francezi ka vendosur ta pranojë ofertëm e skuadrës arabe Al-Ittihad.

Me anë të një komunikate zyrtare, Real Madrid e falënderoi Benzeman për tërë këto vite.

"Real Madrid C. F. dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord t'i japin fund fazës së tyre të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar i klubit tonë.

"Real Madridi dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë dashurinë e tij ndaj atij që tashmë është një nga legjendat tona më të mëdha.

"Karim Benzema erdhi në klubin tonë në vitin 2009, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe ka qenë një lojtar themelor në këtë epokë të artë të historisë sonë. Gjatë 14 sezoneve në të cilat ai ka mbrojtur logon dhe fanellën tonë, ai ka fituar 25 tituj, një shifër rekord në Real Madrid: 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 3 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupat e Spanjës.

"Karim Benzema është Topi i Artë i UEFA-s dhe Lojtari i Vitit aktual, përveç përfshirjes në FIFPRO FIFA Eleven dhe fitimit të Trofeut Pichichi 2022. Çmimet e marra pas një prej sezoneve më të jashtëzakonshme në historinë tonë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, në të cilin kapiteni ynë luajti në ndeshje të paharrueshme që kontribuan që Real Madrid të fitojë Kupën e Katërmbëdhjetë Evropiane në Paris, duke qenë golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni me 15 gola"

"Karim Benzema është lojtari i pestë që ka veshur më shumë fanellën tonë me 647 ndeshje dhe është golashënuesi i dytë historik i Real Madridit me 353 gola. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë historik i Real Madridit si në Ligë ashtu edhe në Kupën Evropiane. Dhe ai është gjithashtu golashënuesi i katërt i Ligës së Kampionëve në historinë e këtij kompeticioni dhe golashënuesi i katërt në historinë e La Ligas.

"Karriera e Karim Benzemas në Real Madrid ka qenë shembull i sjelljes dhe profesionalizmit dhe ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Karim Benzema ka fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij.

"Tifozët e Real Madridit dhe të gjithë tifozët e botës kanë shijuar futbollin e tij magjik dhe unik, i cili e ka bërë atë një nga mitet e mëdha të klubit tonë dhe një nga legjendat e mëdha të futbollit botëror".

"Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij", shkroi klubi.

Benzema pritet të fitojë 200 milionë euro në vit te skuadra arabe.

Lajme të ngjashme