KATAR 2022 | Robert Lewandowski tregon se çfarë i tha në vesh Leo Messit - NACIONALE

KATAR 2022 | Robert Lewandowski tregon se çfarë i tha në vesh Leo Messit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Lewandowski ka treguar se çfarë i kishte thënë në vesh Lionel Messit, pas përballjes mes Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 2022 të mërkurën.

Dy gjigantët e kohës moderne, të cilët janë kapitenë të ekipeve të tyre përkatëse kombëtare, ishin plotësisht të buzëqeshur para dhe pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Polonisë në Katar.

Megjithatë, ata luftuan ashpër ndaj njëri-tjetrit gjatë ndeshjes dhe Messi nuk ishte aspak i kënaqur kur Lewandowski e tërhoqi për fanelle, duke refuzuar t’ia zgjaste dorën e kërkimfaljes.

Pas ndeshjes, Messi dhe Lewandowski – i cili tani zë vendin e tij në Barcelonë pas largimit të tij drejt PSG-së – i shtrënguan duart dhe u përqafuan në fund të ndeshjes që Argjentina e fitoi 2:0.

I pyetur nga gazeta Bild se çfarë i kishte thënë Messit gjatë përqafimit në fund të ndeshjes, sulmuesi polak tha: “Ne biseduam paksa dhe ishte bisedë argëtuese. I thashë Messit se ai po luante më në mbrojtje se zakonisht, por nganjëherë për këtë ka nevojë skuadra”.

Lewandowski nënvizoi për reagimin e ashpër të Messit pasi ishte faulluar nga ai: “Ishte shumë e çuditshme, po. Unë isha në mes të fushës duke u mbrojtur, por e dija se duhej ta ndihmoja skuadrën”.

Messi e humbi penalltinë në përballjen e Argjentinës me Polonisë, pasi Wojciech Szczesny bëri një pritje mahnitëse, por golat nga Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez i mjaftuan kombëtares nga Amerika Latine për ta fituar grupin.

Lajme të ngjashme