Pamje: Pasi refuzoi t'ia jepte dorën Lewandowskit, Messi u pajtua me yllin polak pas fundit të ndeshjes
Lionel Messi dhe Robert Lewandowski ishin protagonistë të një episodi pak minuta para fundit të ndeshjes.
Në minutën e 95-të ylli argjentinas bëri një driblim ndaj Lewandowskit. Sulmuesi polak e pengoi duke e ndalur me zgjatje të duarve.
Gjyqtari ishte afër dhe ndali lojën, duke akorduar goditje dënimi për Argjentinën. Më pas Lewandowski shkoi për t'ia shtrënguar dorën, por Messi dukej i irrituar dhe nuk pranoi që ta shikonte, e as t'ia shtrëngonte dorën.
Messi teaching Lewandowski what it takes to be a ballon d'or winner 🙏🏽Argentina and Ghana all the way pic.twitter.com/hArbDanhn1
— Mr.s𝙚𝙡𝙤𝙧𝙢👽🆅 (@selorm_kn) November 30, 2022
Megjithatë, paqja mes të dyve u bë pas mbarimit të ndeshjes. Kamerat fotografuan të dytë teksa sqaroheshin dhe flisnin mes vete.
Lionel Messi and Robert Lewandowski shared a moment after the final whistle 🇦🇷🇵🇱 pic.twitter.com/zR8joPJtlJ
— ESPN FC (@ESPNFC) November 30, 2022
Në Grupin C si Argjentina, ashtu edhe Polonia - siguron kualifikimin tutje. Argjentina do të luajë ndaj Australisë, ndërsa Poloninë e pret një duel i vështirë ndaj kampiones në fuqi, Francës.