Riaftësohet mrekullisht Mbappe, bashkë me Messin stërvitin para ndeshjes me Bayern Munich - NACIONALE

Riaftësohet mrekullisht Mbappe, bashkë me Messin stërvitin para ndeshjes me Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje të plota me Paris Saint-Germainin, në prag të ndeshjes së parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich.

Bashkë me të, të hënën kanë stërvitur edhe Lionel Messi, që kishte lodhje muskulore, dhe Marco Verratti, një ditë para takimit me Bayernin të martën mbrëma.

Të dielën, mediat franceze raportuan se Mbappe i ishte bashkuar një grupi të vogël të lojtarëve të PSG-së në stërvitje dhe se e kishte përshpejtuar riaftësimin nga lëndimi muskulor në kofshe.

PSG-ja kishte thënë se Mbappe do të mungonte tri javë, pasi u lëndua kundër Montpellier më 1 shkurt, dhe nuk pritej të paraqitej kundër Bayernit të martën në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, 24-vjeçari duket se është riaftësuar mrekullisht pasi ka stërvitur plotësisht normal me grupin të hënën në mëngjes.

Në stërvitjen me grupin të hënën në mëngjes u panë edhe Messi e Verrati, që kishin pasur lodhje muskulore dhe kishin munguar në disfatën kundër Monacos në fundjavë.

Mbappe mund të jetë pjesë e skuadrës së PSG-së për takimin m Bayernin tani, në mënyrë që t’i ndihmojë klubit në rrugë për trofeun e parë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Christophe Galtier tani do t’i ketë me vete të gjitha yjet e skuadrës për përballjen me kampionin gjerman të martën dhe ish-skuadrën e vet Lille në Ligue 1 më 19 shkurt.

Lajme të ngjashme