PSG-ja njofton se Mbappe do të mungojë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

PSG-ja njofton se Mbappe do të mungojë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe pritet të mungojë të paktën tri javë për shkak të një lëndimi në kofshe, dhe si pasojë nuk do të mundë të luajë në ndeshjen e parë të Paris Saint-Germainit kundër Bayern Munich në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve më 14 shkurt.

PSG-ja njoftoi të enjten se yllit të saj francez do t’i nevojiten rreth tri javë për ta rimarrë veten nga lëndimi i kofshës.

Mbappe u lënduar herët në pjesën e parë në fitoren e kampionit francez 3:1 kundër Montpellier në Ligue 1 të mërkurën. Paraprakisht, ai i kishte humbur dy penallti radhazi dhe kishte dështuar të shënonte në portën boshe nga topi i kthyer.

Testet mjekësore konfirmuan se Kylian Mbappe e pësoi një lëndim të vogël në kofshe. Ai pritet të mungojë rreth 3 javë”, njoftoi PSG-ja.

Përveç përballjes së parë më Bayernin në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, Mbappe do të mungojë edhe kundër Toulouse të shtunën në Ligue 1, kundër Marseille të mërkurën më 8 shkurt në Kupën e Francës.

Po ashtu edhe kundër Monacos në Ligue 1 më 11 shkurt.

Megjithatë, kampioni në fuqi i Francës shpreson se do ta ketë të gatshëm Mbappen për ndeshjen e kthimit me Bayernin më 8 mars.

PSG-ja është goditur nga një valë lëndimesh në skuadër në ditët e fundit.

Përveç Mbappes, ndeshjen kundër Montpellier u detyrua ta braktisë në pjesën e parë edhe qendërmbrojtësi Sergio Ramos, meqenëse lëndimi i tij duket të jetë ende më i lehtë.

Ndërkohë, Neymari mungoi në ndeshjen e së mërkurës për shkak të lodhjes muskulore, por në të njëjtën kohë ai është duke u riaftësuar edhe nga një shqetësim në nyjën e këmbës, pas lëndimit që e kishte pësuar në Kupën e Botës në dhjetor.

Lajme të ngjashme