PSG në frikë, Messi mund ta humbë ndeshjen e parë kundër Bayernit - NACIONALE

PSG në frikë, Messi mund ta humbë ndeshjen e parë kundër Bayernit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërheqje muskulore që pësoi në “klasiken” e mbrëmshme kundër Marseille, ia rrezikon seriozisht Lionel Messit paraqitjen në ndeshjen e parë kundër Bayernit në rrethin e 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

PSG druhet se nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e shtatë herë fituesit të Topit të Artë për një ndeshje vendimtare të sezonit të tyre siç është ajo kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, e cila është në program të martën e ardhshme në “Parc de Princes”.

Ylli argjentinas mbrëmë ka pësuar një tërheqje muskulore në sfidën e mbrëmshme kundër Marseille, e vlefshme për 1/8 e finales të Kupës së Francës, që përfundoi me humbje 2:1.

Messi qëndroi në fushë për 90 minuta, por më pas u ankua për tërheqjen muskulore, duke alarmuar kështu PSG në lidhje me atë nëse do të jetë fizikisht gati për t’u përballur ndaj Bayernit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja e madhe franceze “L’Equipe”, anipse, gjithmonë sipas burimeve të gazetës në fjalë, parisienët mbeten optimistë se do të rikuperohet në tërësi deri të martën e ardhshme.

35-vjeçari ka treguar paraqitje të jashtëzakonshëm këtë sezon me PSG. Ai ka arritur të përshtatet në tërësi me skemat e trajnerit Galtier, ndryshe nga sezoni i parë me Pochettinon që si ai, si e gjithë skuadra, linte shumë për të dëshiruar.

Përveç Messit, PSG është në kokëçarje për Ligën e Kampionëve, meqë në sfidën e parë kundër Bayernit që do ta zhvillojë në terrenin vendës do të mungojë edhe ylli francez, Kylian Mbappe.

Lajme të ngjashme