Rexhbecaj e konfirmon për Nacionalen: Nesër i bashkohet Augsburgut
Mesfushori nga Kosova por që ka pasaportën e Gjermanisë, Elvis Rexhbecaj nesër do të nënshkruajë me Augsburgun, ka thënë babai i tij, Rexha.
Mesfushori 24-vjeçar po transferoher si zëvendësues i Niklas Dorsch, i cili ka dështuar të përmbushë pritshmëritë sezonin e kaluar.
Gazeta gjermane, 'Bild' raportoi se Augsburg do të sjellë Rexhbecajn në skuadër me një kontratë deri në vitin 2023, nga Wolfsburg.
Raporti gjithashtu shton se Augsburg do të paguajë 1.75 milionë euro për mesfushorin që përfaqëson Gjermaninë, derisa ky i fundit do të nënshkruajë për katër vitet e radhës.
E Nacionale ka kontaktuar me babain e Elvisit, Rexhën i cili e ka konfirmuar kalimin e futbollistit tek Augsburg.
"Nesër ko me nënshkru Elvisi me Augsburgun", ka thënë ai fillimisht për Nacionalen.
"Unë jam në Kosovë që dy-tri ditë, por mos po nisem edhe unë nesër herët. Po shkoj edhe unë, nesër shkoj dhe nesër kthehem", potencoi ai duke nënvizuar se udhëtimin do ta bëjë vetëm sa për të qenë prezent në nënshkrimin e të birit me klubit gjerman.
Kujtojmë se në janar të vitit të kaluar, Rexha ishte deklaruar i hapur që biri i tij t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës.
”Jo, ne nuk ia mbyllim derën Kosovës,” pati thënë fillimisht ai. “Gjasat janë të mëdha që ai të veshë fanellën e Kosovës.”
Rexhbecaj – dëshira e madhe e Kosovës, por ende s’ka zhvillime të reja
Nëse flasim për përfaqësimin e Kosovës, Rexhbecaj edhe pse është kontaktuar disa herë radhazi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), vazhdon të hezitojë.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova vazhdon ta ‘ëndërrojë’ ftesën e Gjermanisë për Olimpiadë, prandaj nuk ka shprehur gatishmëri që ta veshë fanellën ‘dardane’.
Në fakt, që të jemi më konkret, FFK kishte planifikuar një takim me Rexhbecaj në dhjetorin e vitit 2021, por që nuk u realizua asnjëherë për arsye që nuk dihen.
Kujtojmë, se 24-vjeçari në të kaluarën kishte deklaruar se një ftesë e Gjermanisë për të “do të ishte ëndërr e realizuar”.
“Do të ishte ëndërr të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë”, kishte deklaruar ai më 18 shkurt për "Kicker".
Rexhbecaj ndër lojtarët më të vlerësuar te Bochum gjatë sezonit të kaluar
Mesfushori edicionin që lamë pas ishte huazuar te klubi gjerman, Bochum ku ishte ndër lojtarët me më së shumti paraqitje.
Ai zhvilloi 36 paraqitje në kampionatin gjerman duke zhvilluar 2 mijë e 975 minuta, derisa kontribuoi me katër asistime.
Kujtojmë, se lojtari ka pranuar se çdo vit vjen në Kosovë për të qenë pranë familjareve, por nuk ka folur lidhur me përfaqësimin e fanellës ‘dardane’.
