Reagon Gary Neville, pasi Ronaldo nuk i foli gjatë takimit në Old Trafford - NACIONALE

Reagon Gary Neville, pasi Ronaldo nuk i foli gjatë takimit në Old Trafford

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gary Neville thotë se Cristiano Ronaldo dështoi të sillej si dikush me të cilin ka luajtur ai, pasi sulmuesi i Manchester Unitedit nuk i foli dikur bashkëlojtarit të vet në Old Trafford të dielën.

Neville ishte bashkë me Jamie Redknapp dhe Louis Saha në ekipin e analistëve të Sky Sports, para ndeshjes së Manchester Unitedit kundër West Hamit në Old Tafford.

Duke vrapuar nga tuneli drejt fushës, Ronaldo u ndalë pranë ekipit të Sky Sports dhe e përqafoi ish-bashkëlojtarin e vet Saha dhe pastaj e përshëndeti Redknappin, por jo edhe ish-bashkëlojtarin e vet, të cilin e la të ngrirë.

Neville mbeti duke shikuar dhe tha: “Nuk qenkam më mik i tij”.

Vendimi i Ronaldos për ta mos e përshëndetur ish-bashkëlojtarin e vet në United vjen pasi Neville e kishte kritikuar sjelljen e 37-vjeçarit në fillim të këtij muaji, kur portugezi nuk kishte pranuar të futej në lojë si zëvendësues i vonshëm kundër Tottenhamit dhe kishte ikur nga stadiumi ende pa përfunduar ndeshja.

Kjo i kishte kushtuar Ronaldos me përjashtim nga ekipi i parë shkurtimisht dhe nga ndeshja e fundjavës së kaluar me Chelsean, para se t’i lejohej rikthimi në skuadër për takimin me West Hamin këtë të diele.

Ish-mbrojtësi i Manchester City dhe tash analist i Sky Sports, Micah Richards, u pyeti Nevillen duke qeshur: “Çfarë do të thotë mos të të flasë shoku y?”

Neville u përgjigj: “Kjo na tregon diçka, megjithatë. Ai po na shikon, ai na ka shikuar”.

I pyetur nëse veprimi i Ronaldos ishte i parëndësishëm, Neville u përgjigj: “Mendoj se, sikur t’i kisha 570 milionë ndjekës në Instagram, nuk do ta çaja trapin për Gary Neville”.

Richards pastaj shtoi: “Por ai është ish-bashkëlojtari yt”.

Neville u përgjigj: “Ai nuk po sillet si një person i cili ka luajtur me mua. Apo me atë (Roy Keane)”.

Lajme të ngjashme