Rashford pagoi 270 mijë euro për të marrë një aeroplan me qira për udhëtim romantik në New York
Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, raportohet se ka shpenzuar 270 mijë euro për një aeroplan privat i quajtur Boeing 737, për një udhëtim romantik me të fejuarën e tij në New York, gjatë pushimit me klubin në muajin mars, kur u zhvilluan ndeshjet ndërkombëtare.
Sulmuesi në formë te djajtë e kuq u tërhoq nga skuadra e Anglisë në grumbullimin e marsit, për shkak të një lëndimi dhe vetëm pak kohë më pas u fotografua në një udhëtim romantik me të fejuarën në New York. Mirror tani po raporton se Rashford shpenzoi deri në 270 mijë euro në aeroplanin Boeing 737, i cili ka një kapacitet për të mbajtur deri në 125 pasagjerë.

Ndërsa Gareth Southgate ankohej për mungesën e sulmuesit anglez në skuadrën e tij, Rashford u rikthye me një dygolësh rekord kundër Leicesterit. Sidoqoftë, lëndimi që e mbajti atë jashtë detyrës së Tre Luanëve u rikthye shpejt, pasi ylli anglez, do të mungojë për Manchester Unitedin, tani për shkak të një lëndimi muskulor.

Me sulmuesin e tyre që ka shënuar 28 gola deri më tani në të gjitha garat, United u godit me lajme më shkatërruese për lëndimin edhe të yjeve tjera. Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez pësoi një frakturë kundër Sevillas të enjten dhe do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit, pasi Raphael Varane u tërhoq fillimisht në atë ndeshje të parë çerekfinale pas një lëndimi.
Trajneri i United, Erik ten Hag, pranoi se ishte e dyshimtë që lojtari i Anglisë do të rikthehej për ndeshjen e tyre të dytë të enjten e ardhshme, ndonëse për shkak të dëmtimeve të Martinez dhe Varane, rikthimi i tij do të ishte vendimtar për djajtë e kuq.

