Sevilla në "frymën e fundit" siguron një barazim ndaj Manchester Unitedit - NACIONALE

Sevilla në "frymën e fundit" siguron një barazim ndaj Manchester Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sevilla me dy gola të vonshëm ka arritur ta sigurojë një barazim në ndeshjen e parë çerekfinaliste në Ligën e Evropës, kundër Manchester Unitedit.

"Djajtë e Kuq" ishin më të mirë shumicën e lojës, edhe pse epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:2.

Vendasit shënuan pas vetëm dy minutave lojë me anë të Jadon Sanchos, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Bruno Fernandes që asistoi për mrekulli te Marcel Sabitzer, i cili me një goditje të bukur kaloi Man Unitedin në epërsi (14').

Vetëm shtatë minuta më vonë, austriaku dyfishoi epërsinë pas një asistimi tjetër të mrekullueshëm, këtë herë nga Anthony Martial (21').

Vendasit vazhduan me sulmet e njëpasnjëshme edhe në pjesën e dytë, duke pasur dy raste të mira me anë të Antonyt, mirëpo braziliani nuk i finalizoi.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, Tyrell Malacia bëri një gabim në mbrojtje ku përfitoi Jesus Navas që ngushtoi epërsinë (85').

Ndërsa, në kohën shtesë Youssef En Nesyri realizoi me kokë pas një harkimi të bukur të Ocamposit për ta barazuar rezultatin (90+2'). Goli pastaj u regjistrua si autogol i Harry Maguire, ngase anglezi e kishte devijuar goditjen në fund.

Skuadra që do të avancojë në gjysmëfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Lajme të ngjashme