Manchester Unitedi e konfirmon, Rashford nuk do të jetë i gatshëm për Anglinë - NACIONALE

Manchester Unitedi e konfirmon, Rashford nuk do të jetë i gatshëm për Anglinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është detyruar të tërhiqet nga Kombëtarja e Anglisë pas një lëndimi në ndeshjen e së dielës ndaj Fulhamit në çerekfinale të FA Kupës, këtë e ka konfirmuar klubi pas ekzaminimeve mjekësore.

Një ndeshje vërtetë dramatike u zhvilluar mes djajve të kuq dhe londinezëve, sidomos gjatë 20 minutave të fundit, me Rashford që u largua nga Erik ten Hag në minutën e 83-të kur skuadra e tij ishte duke fituar 2:1. Që atëherë është konfirmuar se 25-vjeçari ka pësuar një lëndim në fitoren 3:1 dhe është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Anglisë, ku nuk do të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Evropian.

Marcus Rashford injured Manchester United Fulham FA Cup 2022-23

Tre Luanët grumbullon gjatë kësaj jave për të nisur fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024, me ndeshjet kundër Italisë dhe Ukrainës në program. Rashford pritej të ishte pjesë e asaj skuadre pas formës së tij të mirë këtë sezon që e pa atë të fitonte çmimet si për klubin ashtu edhe për lojtarin e muajit shkurt në Premierligë, por ky lëndim ka bërë që ai të qëndrojë në Carrington këto dy javë.

Unitedi me anë të një deklarate në faqen e tyre të zyrtare njoftuan se do të 'shpresojmë të jetë i gatshëm' për udhëtimin e tyre në Newcastle kur futbolli i klubeve të rifillojë në prill, ndërsa bashkëlojtarët e tij, Harry Maguire dhe Luke Shaw do të vazhdojnë me Anglinë ashtu siç pritej.

25-vjeçari kërkoi trajtim mjekësor gjatë ndeshjes me Fulhamin, përpara se të zëvendësohej përfundimisht, por mbetet për t'u parë nëse lëndimi është apo jo serioz. Megjithatë, ky lëndim siguron pushim të mirëpritur për një nga yjet kryesore të Ten Hag pas një periudhe ku lodhja nga mbingarkimi i ndeshjeve filloi të ishte problem i madh te Unitedi.

Lajme të ngjashme