Tre lojtarë tërhiqen nga Kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e marsit
Sulmuesi i Manchester Unitedit Marcus Rashford, mesfushori i Chelseat Mason Mount dhe portieri i Newcastle Unitedit Nick Pope, janë tërhequr nga skuadra e Anglisë për ndeshjet e këtij muaji në kualifikime për Euro 2024.
Rashfordi e mori një goditje gjatë fitores së skuadrës së tij kundër Fulhamit në çerekfinale të FA Cup të dielën.
Pop, i cili ka 10 paraqitje për Anglinë, u lëndua në fitoren e Newcastle 2:1 kundër Nottingham Forest të premten.
Mount është duke e rimarrë veten nga një lëndim dhe do të qëndrojë në Chelsea.
Portieri i Tottenhamit Fraser Forster, 35 vjeç, është ftuar ta zëvendësojë Popen, ndërsa Rashfordi dhe Mounti nuk do të zëvendësohen nga askush.
Forsteri i fitoi ndeshjen e fundit nga gjashtë paraqitjeve të tij për Anglinë në vitin 2016,edhe pse ishte përfshirë në skuadër për dy ndeshjet e fundit miqësore vitin e kaluar.
Skuadrae Gareth Southgate do të përballet me Italinë në udhëtim më 23 mars, para se ta presë Ukrainën në Wembley më 26 mars.