Zbatimi nga Serbia i Marrëveshjes se Uashingtonit dhe injorimi i saj nga Kosova
Shkruan: Afrim Kasolli
Ne disa shkrime dhe paraqitje mediale kam pohuar se ne raport me Serbinë, Kosova mund te ketë në këtë fazë disa disfavore nderkomtare. Dhe se shtete te veçanta te BE-se dhe SHBA-te do te kene mirëkuptim me te madh ndaj Beogradit sesa ndaj Prishtinës, vecanërisht sa i përket obligimive qe dalin nga dialogu per normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vende. Ngase në syte e tyre kompromiset gjeopolitike qe eshte duke i bere Aleksandër Vuçiq, jane shume me te medha se sa ato qe duhet t'i beje Qeveria e Kosovës.
Prandaj edhe te parit i duhen disa fitore te vogla para opinionit te brendshem. E para ai është perballur me protesta masive brenda vendit. E dyta sanksionimi i industrisë ruse te naftës dhe pajtimi per diversifikimin e politikave energjetike, duke i hapur rruge gazit te lëngshëm amerikan. Si dhe ne fund nisma per ta minuar gradualisht ndikim e kompanisë Huawei ne zhvillimin e rrjetit te telekomunikacionit në Serbi, kompani kjo e sanksionuar nga SHBA-te.
Ndërkohe, se fundi sipas mediumit Evropa e Lire, tashmë rrjeti 5G po zhvillohet me teknologji evropiane dhe me mbeshtetjen financiare te SHBA-VE. Nuk ka shume muaj, qe "Telekomi i Serbisë ka nenshkruar marrveshje me Bankën Amerikane të Eksportit dhe Importit (EXIM) për zhvillimin e rrjetit 5G" e cila edhe po , shihet nga Uashingtoni si një hap i rëndësishëm për të kufizuar atë që quhet si “ndikim i dëmshëm të aktorëve të huaj”. Madje kjo "marrëveshje u mirëprit edhe në rundin e parë të Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, në mes të korrikut".
Këtu duhet cekur se me kete lëvizja pa shume buje shteti serb, praktikisht eshte duke vepruar ne baze te obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit te nenshkruar ne shtator te vitit 2020 ndërmjet presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti ne prezence te Presidentit Donald Trump ne Shtëpinë e Bardhë.
Siç dihet, ndër dy pikat kryesore të këtij dokumenti kishin të bënin me kërkesën e Uashingtonit që " të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë" dhe po ashtu "Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur" Pra kuptohet në këtë pikë fjala ishte për Serbinë, sepse Kosova nuk kishte pajisje të tilla, për çka edhe tashmë e para ka filluar ta zbatojë edhe këtë obligim.
Madje, tekstualisht në ate dokument thuhet se se "Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM", pra pikërisht me të njëjtën korporatë që Telekomi i Serbisë ka nenshkruar marrveshje.
Në këtë kontekst, ky implementimin gradual nga ana shtetit serb i detyrimeve që dalin nga kjo Marrëveshje, si dhe refuzimi i tyre nga Kuvendi i Kosovës, pashmangshëm se do t'i krijojne favore diplomatike Beogradit në Uashington, sepse në këtë mënyrë shteti fqinj armiqësor e përçon mesazhin se është një partner me i besueshëm ndërkombëtar në raport me Kosovën.