Raportohet se Faruk Statovci e Abedin Zeka pas debatit janë përleshur edhe fizikisht - NACIONALE

Raportohet se Faruk Statovci e Abedin Zeka pas debatit janë përleshur edhe fizikisht

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Debati në Kanal10 mes analistit Faruk Statovci dhe kreut të Trepçës'89, Abedin Zekës nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo pasi, gjithnjë siç raporton GazetaBlic, ata janë përleshur edhe fizikisht pas debatit.

Sipas mediumit gjegjës, ndërhyrja e moderatorit ka ndalur përshkallëzimin e situatës, teksa palët kanë qenë të frustruar, kjo që nga koha kur debatonin në studio.

Duhet përmendur me patjetër faktin se debatet në futbollin kosovar ditëve të fundit janë shtuar dukshëm e kjo shkaku i licencimit të FFK-së, për të cilën çështje foli edhe ministri Çeku gjatë mbrëmjes së sontme, duke thënë se asnjë nga federatat e mëdha nuk do të mbetet pa u licencuar.

Në anën tjetër, gjatë po të njëjtit emision, Abedin Zeka hodhi akuza ndaj shtëpisë numër një të futbollit kosovar, me pretendimin se nuk ka përfituar aq shumë sa skuadrat e tjera.

Lajme të ngjashme