Rangnick këshillon Nagelsmann t'i bashkohet Tottenhamit pasi refuzoi Chelsean - NACIONALE

Rangnick këshillon Nagelsmann t'i bashkohet Tottenhamit pasi refuzoi Chelsean

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish trajneri i përkohshëm i Mancheser Unitedit, Ralf Rangnick ka këshilluar trajnerin Julian Nagelsmann ta konsiderojë opsionin e Tottenhamit pasi refuzoi Chelsean.

Ish trajneri i Bayern Munichut ishte favoriti për ta zëvendësuar Graham Potterin, por çuditërisht vendosi ta refuzojë. Tekniku gjerman thuhet se dëshiron një projekt afatgjatë me një skuadër solide dhe duke marrë parasysh kaosin te Chelsea, preferoi të qëndronte i papunë.

Tani Nagelsmann po vlerësohet lartë nga Tottenhami dhe Rangnick e ka këshilluar ta pranojë këtë pozitë.

"Mendoj se Tottenhami është skuadër emocionuese në shumë mënyra. Ndoshta kanë stadiumin më modern dhe më të bukur për momentin në botë".

"Kanë një nga qendrat e trajnimeve më të mira dhe Daniel Levy, që ka drejtuar klubin për shumë vite".

"Edhe pse nuk është shpenzues i madh, e njeh biznesin e futbollit dhe nuk e vendos veten në qendrën e kamerave. Mund të jetë një tregim emocionues. ka vend për përmirësime dhe nuk është klub që pret prej teje të jesh top një ose dy menjëherë", deklaroi ai për "Sky".

Ndërkohë, Nagelsmann thuhet se ëndërron ta drejtojë skuadrën e Real Madridit andaj po pret për të parë edhe nëse Carlo Ancelotti do të largohet në verë.

Lajme të ngjashme