Julian Nagelsmann refuzon Chelsean - NACIONALE

Julian Nagelsmann refuzon Chelsean

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Julian Nagelsmann është larguar nga gara për të marrë pozitën e trajnerit të Chelseas.

Nagelsmann u pa si favoriti kryesor për ta zëvendësuar Graham Potter, pavarësisht që klubi anglez e ka punësuar përkohësisht Frank Lampardin.

Nagelsmann u pa si zgjedhja kryesore e "Bluve", pranë disa emrave të njohur si Mauricio Pochetttino dhe Luis Enrique.

Sidoqoftë, tani gazetari italian Fabrizio Romano ka njoftuar se tekniku gjerman ka vendosur përfundimisht të mos e marrë drejtimin e londinezëve.

"Julian Nagelsmann tani është tërhequr nga gara për tu bërë trajner i Chelseas, duket si vendimi i tij përfundimtar".

"Trajneri gjerman nuk është i lirë pas disa bisedimeve. Nagelsmann ishte top kandidat për punën", shkroi ai.

Tani, Chelsea pritet të vendos ndërmjet Pochettinos dhe Enriques, me të dy trajnerët që janë të hapur për ta provuar sfidën në "Stamford Bridge".

Përndryshe, klubi është duke ëndërruar një pozitë në top pesë pavarësisht që momentalisht renditen në pozitën e 11-të në tabelë.

Lajme të ngjashme