PSG-ja ka vendosur të shpenzojë në verë pasi shpëtoi nga sanksionet e FFP-së
Paris Saint-Germain ka shpëtuar nga sanksionet e mundshme të Fair Play-t Financiar (FFP) dhe tani kanë lirinë të investojnë shuma të majme në afatin kalimtar të verës si rezultat i kësaj.
Parisienët shënuan 369 milionë euro humbje vitin e kaluar, shumë më tepër se kufiri i UEFA-s prej 60 milionë eurosh. Ata u dënuan me një gjobë prej 10 milionë euro për këtë, dhe mund të përballen me dënime të mëtejshme nëse shkelin përsëri rregullat. Megjithatë, të ardhurat rekord prej afro 800 milionë euro, do ta sjellin klubin brenda kufijve, dhe pa kërcënimin e sanksioneve, klubi është vendosur për një verë të madhe, sipas Le Parisien.

Shpenzimet e PSG-së u frenuan verën e kaluar, me klubin që huazoi një numër lojtarësh dhe nuk arriti të bënte një nënshkrim të jashtëzakonshëm. Kjo duket se do të ndryshojë në muajt e ardhshëm.

Parisienët thuhet se tashmë kanë rreshtuar disa objektiva, duke përfshirë yjet e rinj francezë Rando Kolo Muani, Marcus Thuram dhe Kouadio Kone. Një nga Lionel Messi ose Kylian Mbappe gjithashtu mund të largohet për të liruar edhe më shumë para.

PSG-ja duket se do të pësojë shumë ndryshime këtë verë. Trajneri, Christophe Galtier mund të lirohet nga detyrat e tij, ndërsa kampionët e Ligue 1 janë të sigurt se do të jenë aktivë në tregun e transferimeve, për të qenë konkurrentë në vitin e ardhshëm, pas zhgënjimit të madh në sezonin e tanishëm në Ligën e Kampionëve.

