PSG e ofron Neymarin te Man City në shkëmbim, por gjiganti anglez e refuzon menjëherë
Manchester City ka hedhur poshtë ofertën e Paris Saint German për të nënshkruar me yllin brazilian Neymar, i cili i është ofruar klubit të Premierligës.
Sipas "Le Parisien", PSG ka ofruar Neymarin te Man City duke kërkuar në shkëmbim mesfushorin me tipare ofensive Bernardo Silva.
Mirëpo, "Qytetarët" kanë refuzuar edhe të negociojnë me PSG-në për Neymar, duke hedhur poshtë çdo mundësinë që e përfshinte Silvan në marrëveshje.
Braziliani është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 duke ndjekur transferimin rekord nga PSG, mirëpo raportohet vazhdimisht që klubi francez është duke provuar ta shesë në këtë afat veror.
30-vjecari ka edhe tre vite të mbetura në kontratë, mirëpo "Parisienët" duan të mbyllin marrëveshje para kohe.
Një kalim i mundshëm te Man City ishte parë në "radar", mirëpo trajneri Pep Guardiola raportohet se nuk ka qenë aspak i interesuar.
Tekniku spanjoll nuk dëshiron ta rindërtojë sërish skuadrën, prandaj nuk e sheh Neymar si ideali për ta përforcuar ekipin.
Manchester City deri më tani ka nënshkruar me yje si Erling Haaland, Julian Alvarez dhe Kalvin Phillips, derisa kanë larguar yjet si Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko te Arsenal (ukrainasi ende nuk është zyrtarizuar) dhe Raheem Sterling te Chelsea.
Trajneri Christophe Galiter që mori drejtimin e PSG-së më herët këtë muaj ka pranuar se nuk mund të kontrollojë asgjë mbi të ardhmen e Neymar.
I pyetur për të ardhmen e Neymar në Paris, ai tha: "Po, isha i qartë. E përsëris në këtë pikë, janë disa gjëra që nuk mundëm t'i kontrollojë".
"Kemi 26 ose 27 lojtarë përpos portierëve, është shumë. Janë disa lojtarë të cilët do të largohen. Kemi biseduar me ta. Nuk ishte aspak e lehtë".
"Janë lojtarë që kemi respekt. Do ta nisim këtë sezon me 21 lojtarë dhe disa të rinj.
“Klubet e mëdha që performojnë në një nivel shumë të lartë janë ato që arrijnë të integrojnë të rinjtë më të mirë në një fuqi punëtore me përvojë dhe cilësore”, kishte deklaruar muajin e kaluar Galtier.