ProSport: Rapidi i Bukureshtit ofron 500 mijë euro për Albion Rrahmanin
Një tjetër yll kosovar po shkon drejt Rumanisë, me Rapidin e Bukureshtit që ka dërguar ofertë zyrtare për sulmuesin Albion Rrahmani.
Rrahmani është duke vazhduar me paraqitjet fantastike te Ballkani si në Kosovë, ashtu edhe në garat evropiane prandaj edhe po kërkohet me ngulm nga shumë klube të njohura.
Sidoqoftë, është Rapidi i Bukureshtit që tashmë kanë bërë një ofertë zyrtare prej 500 mijë eurove te klubi nga Suhareka.
“ProSport” raporton se negociatat mes klubeve janë tejet të avancuara dhe një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.
“Rapid merr sulmuesin 22-vjeçar. Ata bën ofertë prej 500 mijë eurove për futbollistin nga Kosova”, shkruan mediumi në fjalë.
Një marrëveshje mund të kompletohet shumë shpejtë, por kosovari pritet t’i qëndrojë besnik Ballkanit derisa të përfundojnë aventurën në garat evropiane.
Pas fitores 3:0 ndaj Larnes, “Xhebrailat” janë afër të kualifikohen në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kujtojmë, qëllimi kryesor mbetet inkuadrimi në fazën e grupeve – gjë që e arritën edhe sezonin që lamë pas.
Përpos Rrahmanit, nga Ballkani pritet të largohen edhe yjet si Lindon Emërllahu, Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica.
