Ballkani e ‘shpartallon’ Larnes
Skuadra kosovare Ballkani është këndellur shpejtë nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve, duke mposhtur në shtëpi Larnes me rezultat 3:0.
“Xhebrailat” e nisën fuqishëm garën për kualifikim në Ligën e Konferencës, me një triumf bindës ndaj kampionit të Irlandës, Larnes.
Ballkani ishte e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet duke e dominuar nga minuta e parë dhe me plot meritë e morën këtë fitore.
Fillimisht, Nazmi Gripshi u faullua brenda zonës me arbitrin që akordoi penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Albion Rrahmani (26’).
Vetëm shtatë minuta më vonë, Ballkani ndërtoi një aksion fantastik me Gripshin që gjeti për mrekulli Almir Kryeziun, i cili dyfishoi epërsinë nga afërsia (33’).
Ballkani kishte edhe disa mundësi shënimi gjatë kësaj pjese, por që fatkeqësisht nuk arriti t’i finalizojë.
Kosovarët e vazhduan me këtë formë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe një herë por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Fitoren e Ballkanit e vulosi vetë Gripshi, me një gol nga afërsia pas një asistimi perfekt të Rrahmanit (67’).
Kësisoj, Ballkani tani është pranë rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës pas kësaj fitore bindëse, ku ‘biletën’ do ta kërkojë javën tjetër.
Sapo ta eliminojë Larnen, kosovarët do t’i pret skuadra modeste nga Gjibraltari Lincoln Red Imps.