Presidenti i ri, investime të reja: Manchester Unitedi e do Kylian Mbappen - NACIONALE

Presidenti i ri, investime të reja: Manchester Unitedi e do Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati për blerjen e Manchester Unitedit, Sheikh Jassim synon ta marrë sulmuesin Kylian Mbappe nga PSG në rast që arrin ta blenë përfundimisht 20 herë kampionin e Anglisë.

Si pjesë e grupit nga Katari që e duan gjigantin anglez, Jassim është favoriti kryesor për të kontrolluar pjesën më të madhe të klubit, derisa kanë bërë një ofertë zyrtare prej 5 miliardë eurove.

Jassim është optimimst i madh se oferta e tyre do të pranohet nga familja Glazers, prandaj ka nisur të shikojë mundësitë se si mund ta përforcojë skuadrën për ta këndellur për sezonin tjetër.

Siç raporton "Bild", Kylian Mbappe është dëshira më e madhe e Jassim, pranë dy yjeve tjerë francezë si Kingsley Coman dhe Edouard Camavinga.

Man United duhet të pres një garë të fortë nëse vërtetë e duan Mbappen, me Real Madridin që e ëndërron një lëvizje të tillë.

24-vjeçari ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2024 me opsion për një vit tjetër që mund ta aktivizojë lojtari nëse dëshiron në fundin e sezonit

Sa i përket dyshes tjetër, Coman mund ta konsiderojë kalimin në Angli derisa Camavinga thuhet se është shumë i lumtur në "Santiago Bernabeu" prandaj një gjë e tillë do të jetë mjaftë e vështirë.

Familja Glazers ende nuk i kanë kthyer përgjigje grupit nga Katari pasi po e vlerësojnë ofertën, duke qenë se prioritet e kanë të shesin vetëm një pjesë të klubit.

Lajme të ngjashme