Zyrtare: Sheikh Jassim ofron 5 miliardë euro për Manchester Unitedin
Sheikh Jassim tashmë ka bërë ofertën e fundit për ta blerë Manchester Unitedin nga Glazers.
Që sa kohë, sheikët kanë shprehur interesim për ta blerë një nga klubet më të mëdha në histori mirëpo drejtuesit aktual deri më tani preferonin shitjen e vetëm një pjesë të klubit.
Gazetari Fabrizio Romano njofton se Jassim ka bërë ofertën zyrtare prej 5 miliardë eurove në tavolinë. Në këtë marrëveshje ai ka propozuar që të largojë edhe të gjitha borxhet dhe të investojë në infrastrukturën e klubit.
Përpos kësaj, plani përmban edhe një investim të madh në afatin e transferimeve si dhe infrastruktura që lidhet direkt me klubin.
Kësisoj, tani i mbetet Glazers të vendosin nëse vërtetë duan ta shesin klubin edhe pse aspak nuk janë të dashur nga tifozët në “Old Trafford”.
Tifozët disa herë edicionin e kaluar janë ngritur në protestë duke kërkuar largimin e menjëhershëm të Glazers, të cilët u kritikuan edhe nga vetë ylli portugez Cristiano Ronaldo që deklaroi se “atyre nuk iu intereson klubi”.
Përpos sheikëve, interesim për blerjen e Man Unitedit kanë shprehur edhe disa amerikanë por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Sipas të famshmes “GPT”, Man United renditet e dyta si skuadra më e mirë në botë pas Real Madridit.