Presidenti i FIFA-s, Infantino: Do të kërkojmë nga çdo shtet të emërojë një stadium në emrin e Peles - NACIONALE

Presidenti i FIFA-s, Infantino: Do të kërkojmë nga çdo shtet të emërojë një stadium në emrin e Peles

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FIFA do t'i kërkojë çdo shteti në botë të emërojë një stadium për nder të Peles, kështu deklaroi të hënën presidenti i saj, Gianni Infantino.

Pele, braziliani i madh që fitoi Kupën e Botës tre herë dhe shënoi më shumë se 1000 gola, vdiq të enjten e kaluar në moshën 82-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin.

Infantino, i cili ndodhet në Brazil për funeralin e Peles tregoi se synon të kërkojë nga çdo shtet ta nderojë golashënuesin më të mirë në histori duke emëruar nga një stadium në emër të tij.

"Ne do t'i kërkojmë çdo vendi në botë të emërojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin e Pelé."

Në prill të vitit 2021, Rio de Zhaneiro braktisi planet për të emëruar stadiumin e famshëm Maracana me emrin e Pele, pasi u vendos veto nga guvernatori i shtetit.

Arkivoli i Pele u vendos brenda stadiumit “Vila Belmiro” në Santos të hënën, terreni i klubit ku ai kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij.

Infantino lëshoi ​​një deklaratë në ditën e vdekjes së Peles, e cila filloi: “Për të gjithë ata që e duan lojën e bukur, kjo është dita që nuk kemi dashur të vinim kurrë. Ditën kur humbëm Pelen”.

Lajme të ngjashme