Vdes legjenda braziliane Pele
Legjenda braziliane Pele ka ndërruar jetë ditën e enjte.
Pas disa javëve në spital, tani raportohet se braziliani ka ndërruar jetë në moshën 82-vjecare.
Gazetari Fabrizio Romano ka shkruar se Pele ka ndëruar jetë: "Legjenda braziliane Pele ka ndërruar jetë në moshën 82-vjecare, një ndër më të mirët në histori që e ka ndryshuar lojën".
"Një person me talent të dhënë nga Zoti, një ndër emrat që do të mbahet përgjithmonë në kujtesë. Pusho në paqe legjendë", shkroi ai.
Brazilian legend Pelé has passed away at 82, one of the greatest of all time who changed the game.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 29, 2022
A man with a god-given talent, one of the names who will remain forever in the memory.
All thoughts with the family.
RIP, legend 🕊️ pic.twitter.com/xxndio7gmM
Pele po përballej me kancer dhe po trajtohej me kimioterapi, por situata e tij u keqësua dhe kaloi në kujdesin shëndetësor për fundin e jetës, por kush ishte ai?
Debutimin në futbollin profesionist e bëri në moshën 16-vjeçare.
Në tërë karrierën e tij futbollistik 24-vjeçare, ai luajti vetëm për dy skuadra profesioniste, Santos dhe New York Cosmos, që ishte skuadra ku përfundoi karrierën.
Për Santosin u paraqit në 659 ndeshje, sipas statistikave të mbledhura ndër vite, ku kishte shënuar mbi 600 gola, afër një mesatareje prej një gol për ndeshje.
Teksa në Amerikës zhvilloi vetëm 64 ndeshje dhe shënoi 37 gola.
Në karrierën ndërkombëtare la gjurmë të pashlyeshme në futboll. Ai filloi të luajë për Brazilin në moshën 16-vjeçare, ndërsa vetëm pas dy viteve ia sjelli lavdinë kombëtares së tij duke triumfuar në Botërorin e 1958-ës.
Ai u paraqit deri në vitin 1971 dhe akoma mbanë rekordin për golat e shënuar për Seleçaon, duke shënuar 77 gola në 92 ndeshje.
Krahas Botërorit të 1958-ës, ai triumfoi edhe në dy turne tjerë, në Botërorin e 1962 dhe 1970-ës, dhe është i vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa të Botës.
Në të gjithë karrierën e tij, përfshirë edhe ndeshjet miqësore, Pele, gjendet në librin e rekordeve Ginis, për numrin e golave të shënuar, ku në 1363 ndeshje ka shënuar 1279 gola apo 0,94 gola për ndeshje.