Portieri i Argjentinës Martinez: Tchouameni e bëri në brekë para se ta gjuante penalltinë - NACIONALE

Portieri i Argjentinës Martinez: Tchouameni e bëri në brekë para se ta gjuante penalltinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri hero i Argjentinës, Emiliano Martinez, beson se mesfushori i Francës Aurelien Tchouameni ishte shumë i frikësua prandaj edhe e humbi penalltinë në finalen e Kupës së Botës 2022 të dielën.

Martinez ishte ndër më meritorët që Argjentina e fitoi Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e vet, pasi përveç disa pritjeve vendimtare në ndeshje të ndryshme, ai i mbrojti nga dy penallti në çerekfinale kundër Holandës dhe në finale kundër Francës.

Ai u prit nga më shumë se 100 mijë njerëz të enjten në vendlindjen e vet Mar del Plata, rreth 400 kilometra larg kryeqytetit argjentinas Buenos Aires.

Portieri i Aston Villës u nderua nga bashkëvendësit e vet, të cilët e kishin vendosur një ekran gjigant për t’i shfaqur çastet vendimtare të Martinezit gjatë Botërorit të Katarit, në veçanti penalltitë në çerekfinale dhe në finale.

Duke folur para mijëra argjentinasve në vendlindje, Martinezi tha se e dinte se rivalët e respektonin në penallti dhe se ia kishin frikën.

Kur e prita penalltinë e parë (kundër Francës), e doja se lojtari që do të gjuante në radhë do të ishte nervoz, ai e nxori topin jashtë. Ai e bëri në brekë nga frika”, tha Martinez për Tchouamenin.

Martinezi u zgjodh portieri më i mirë i turneut në Katar dhe tha se kapiteni, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në planet dhe se ëndrra e tij ishte t’i ndihmonte 35-vjeçarit ta fitonte trofeun e vetëm që i mungonte në karrierë.

Ëndrra ime, si e të gjithë të tjerëve në skuadër, ishte t’i jepnim Leos titullin me kombëtaren. Ëndrra ime përfundimtare ishte t’ia jepja më të mirit në botë titullin e Kupës së Botës, në mënyrë që të mos ketë më dyshime se ai është lojtari më i mirë në histori”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme