Pioli: Milani do të shkojë në finale, edhe pse askush nuk beson - NACIONALE

Pioli: Milani do të shkojë në finale, edhe pse askush nuk beson

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se skuadra e tij i ka të gjitha cilësitë për ta përmbysur epërsinë e Interit dhe të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Milani do t’i shkojë Interit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale nesër mbrëma, e vetëdijshme se i duhet ta mposhtë me tri gola epërsi para tifozëve të flaktë zikaltër, nëse dëshiron të shkojë në finale për herë të parë që nga viti 2007.

“Nuk është e lehtë të përgatitemi për nesër, por ne e kemi një synim të rëndësishëm në mendje: ta fitojmë ndeshje për t’u kualifikuar në finale sikur askush nuk do ta kishte parashikuar”, tha Pioli.

Interi e fitoi ndeshjen e parë 2:0 falë golave nga Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan, por epërsia ka mundur të ishte shumë më e lartë sikur zikaltrit t’i shfrytëzonin mundësitë e shumta për gol.

Duke folur në konferencë për media të hënën para ndeshjes, Pioli e pranoi se skuadra e tij ka bërë shumë gabime në ndeshjet e fundit, pasi u mund edhe nga Spezia në fundjavë, por këmbënguli se gjërat mund t’i përmirësojë të martën mbrëma.

Ai shtoi: “Tani më shumë se kurrë, askush nuk mendon se Milani mund të arrijë në finale. Unë e di se ne mund ta luajmë një ndeshje të madhe. E di që jemi në disavantazh, por ne kemi cilësi për ta përmbysur rezultatin”.

Mesfushori Ismael Bennacer do të mungojë pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale javën e kaluar, por Rafael Leao pritet të kthehet nga lëndimi dhe të luajë titullar.

Ai është më i mirë, si Krunic dhe Messias. Nëse çdo gjë shkon sipas planit ata do të jetë në dispozicion”.

Lajme të ngjashme