Inter pranë finales së Stambollit, shënon fitore komode në udhëtim te Milani
Inter ka shënuar fitore komode në gjysmëfinalen e parë ndaj AC Milanit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Derbi i dy skuadrave italiane ishte tejet interesant nga minuta e parë me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:2 për "Neurazzurët".
Inter e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë me anë të sulmuesit Edin Dzeko, që shënoi një gol vollej të pandalshme pas një harkimi të Hakan Çalhangolut.
Ndërsa, tre miuta më vonë "Neurazzurët" krijuan një aksion të shpejtë ku Federico Dimarco gjeti të harruar Henrikh Mkhitaryan që shënoi nga afërsia për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve (11').
Inter ishte shumë pranë që ta shënonte edhe golin e tretë me anë të Çalhanoglut, që goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga distanca.
Pas 30 minutave lojë, Milan nisi të jep pak shenja jete duke rrezikuar me anë të Davide Calabrias, që dështoi nga afërsia duke goditur shtyllën.
Në pjesën e dytë, "Rossonerët" tentuan të shënonin menjëherë me anë të Brahim Diaz, por goditja e spanjollit përfundoi jashtë portës.
Tutje, ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me Milanin që dominoi në posedim dhe Interin që provonte kundërzbritje, mirëpo asnjëra nga klubet nuk gjetën rrugën drejtë rrjetës.
Kështu, Inter padyshim bën një hap të madh drejt finales së Stambollit, por biletën do të synojë ta sigurojë pas gjashtë ditëve në "Giuseppe Meazza".