Pinamonti: Nuk e kisha shansin asnjëherë tek Interi - NACIONALE

Pinamonti: Nuk e kisha shansin asnjëherë tek Interi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i ri i Sassuolos, Andrea Pinamonti, ka thënë se përherë do të jetë falënderues Interit, por pavarësisht kësaj ai thotë se nuk e kishte shansin të dëshmohej asnjëherë te skuadra zikaltër.

Ish-lojtari Empolit në huazim sezonin e kaluar, i është bashkuar Sassuolos me një marrëveshje të përhershme nga Interi dhe gazetari italian Giovanni Carnevali ka konfirmuar se zikaltrit nuk kanë një klauzolë kthimi për 23-vjeçarin.

Image

Kalimi i tij te skuadra e Sassuolos ndodhi në këtë afat kalimtar veror, me një marrëveshje me Interin për 20 milionë euro, dhe sulmuesi i ri është i lumtur për këtë lëvizje që ka bërë në karrierë.

“Jam i lumtur që jam këtu, Sassuolo më ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe jam krenar për këtë. Ata luajnë me lojtarë të rinj dhe mendoj se kjo mund të më japë shumë kohë në lojë”, tha sulmuesi në konferencën e tij për shtyp.

“Synimi im është të arrijë atë që bëra sezonin e kaluar dhe të përpiqem të bëj edhe më shumë se ajo.”

Pinamonti Sassuolo, presentazione ufficiale mercoledì

Pinamonti shënoi 13 gola në 37 paraqitje, teksa ishte i huazuar te Empoli sezonin që kaloi.

Andrea Pinamonti u shpreh se do të jetë gjithmonë falënderues Interit për shkak të besimit që i dha qysh nga mosha e vogël, por që shansi i tij në këtë skuadër kurrë nuk erdhi dhe pavarësisht kësaj ai nuk ka ndonjë ndjenjë pendese që qëndroi për aq vite në Inter, duke e pritur mundësinë e tij.

“Unë do ta falënderoj përgjithmonë Interin sepse është klubi që më mirëpriti kur isha 14 vjeç”, vazhdoi sulmuesi.

“Nuk jam penduar, por është fakt që nuk pata një shans atje për t’u dëshmuar, por nuk kam ndjenjë të pendesës. Të qenit këtu mund të jetë një hap drejt një ekipi të më të madh, por nuk e mendoj këtë, do të shohim në të ardhmen."

Sassuolo Close To Signing Inter Striker Andrea Pinamonti In Deal Worth €20M, Italian Media Report

Sulmuesi 23-vjeçar, i pyetur për ëndrrën që të luajë një ditë në ekipin kombëtar të Italisë, ai e pranoi se e ka këtë synim si çdo futbollist tjetër që synon majat e këtij sporti, por shpreson që të paraqitet mirë këtë sezon te Sassuolo, në mënyrë që të ketë një thirrje nga Roberto Mancini.

“Të synosh ekipin kombëtar është gjithmonë ëndërr për një lojtar që synon majat. Është një synim i rëndësishëm dhe dua të vazhdoj atë që bëra sezonin e kaluar për të pasur një shans për të shkuar në kombëtare”, përfundoi Pinamonti.

Lajme të ngjashme